Bota

Lideri çeçen për Zelenskin: Të godasim mbrojtësin e satanizmit

Udhëheqësi çeçen, Ramazan Kadyrov, ka kërcënuar sërish presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Kadyrov ka thënë se është e nevojshme të goditet presidenti ukrainas, i cili sipas tij është i akuzuar si “agjitatori kryesor” i “satanizmit” të Kievit dhe NATO-s.

“Nuk duhet të ketë negociata. Ne duhet të godasim strofkën e satanistëve në qendër të Kievit!

Është e nevojshme të godasim mbrojtësin kryesor dhe agjitatorin e kësaj ideologjie të ndyrë, Zelenskyn,” tha Kadyrov, duke postuar një video në kanalin e tij Telegram.

Lexo më shumë  Trumpi kërcënoi të godasë infrastrukturën iraniane, Presidenti i KE-së: E papranueshme!

“Ne jemi në luftë kundër Satanizmit dhe të gjitha manifestimeve të tij më të këqija. Kjo është forca jonë shpirtërore. Dhe kjo frymë nuk mund të thyhet! Po, popullsia e Ukrainës po vdes. Por ata duhet të ofendohen që po vdesin kot për të drejtën që Perëndimi të mbajë parada ylberi para fëmijëve dhe jo për vlerat e tyre kombëtare”, tha Kadyrov në mesazhin e tij.

Lexo më shumë  Rusia po rekruton burra të dehur nga qendra rehabilitimi për frontin ushtarak

“Sodoma dhe Gomorra u ndëshkuan nga i Plotfuqishmi. Dhe sot kjo shpatë e ndëshkimit të shenjtë është në duart e Rusisë”, përfundoi ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *