Bota

Analistja amerikane kërcënohet nga zyrtarë të Qeverisë serbe. Stradner: Asgjë e re nga lojërat e KGB-së dhe UDBA-së

Analistja amerikane Ivana Stradner njofton se ka marr kërcënime nga zyrtarë të lartë të Qeverisë së Serbisë.

Stradner me anë të një shkrimi në Twitter tregon se kërcënimi ka ardhur me arsyetimin se po prishet imazhi i Serbisë.

Analistja amerikane Ivana Stradner njofton se ka marr kërcënime nga zyrtarë të lartë të Qeverisë së Serbisë.

Stradner me anë të një shkrimi në Twitter tregon se kërcënimi ka ardhur me arsyetimin se po prishet imazhi i Serbisë.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Gazetarja Stradner shton se nuk frikësohet nga këto kërcënime.

“Ata mund të dërgojnë njerëz këtu për të më ‘vizituar’ pasi Qeveria ruse më akuzoi hapur për kinse përhapjen e gënjeshtrave dhe udhëzimeve për ‘bashkëpunëtorët e informacionit’, MPJ e tyre dhe [zëdhënësja Maria] Zakharova iu përgjigjën një shkrimi tim, por ata harrojnë: Unë thjesht jam një luftëtare që nuk frikësohem lehtë”, përfundon ajo.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Nuk është hera e parë që analistja amerikane pranon kërcënime, një të tillë me vdekje e kishte raportuar në dhjetor të 2021-së, pasi kishte publikuar analizën “Rusia po luan me zjarrin në Ballkan – si e kërcënon Evropën loja e pushtetit e Putinit?“.

Në këtë analizë, Stradner kishte paraqitur rëndësinë e anëtarësimit të Bosnjës e Hercegovinës dhe Kosovës në NATO.

“Kam marrë kërcënime me vdekje dhe pse Twitter refuzon të fshijë përmbajtjen?”, kishte njoftuar Stradner.

Analistja e revistës amerikane Foreing Affairs, pati thënë se këto kërcënime janë rezultat i veprimtarisë së grupeve të shumta ekstremiste në internet dhe fabrikave ruse të trolleve që operojnë nga Ballkani. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *