Lajme

1 në 4 çifte në Shqipëri ndahen, rritet mosha mesatare e atyre që lidhin kurorë

Shqiptarët po martohen më pak dhe po divorcohen më shumë. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se nga gati 25 mijë martesa në vitin 1991, numri ra në më pak se 20 mijë gjatë 2021-shit duke u rrudhur kështu me mbi 5 mijë.

Për shkak edhe të numrit të lartë të banorëve, Tirana është qarku me numrin më të lartë të kurorëzimeve në harkun e viteve 2011-2021 me mbi 55 mijë të tilla. Lista vijon me Fierin, Elbasanin, Durrësin dhe Shkodrën. Kukësi dhe Gjirokastra janë qarqet me numrin më të ulët të martesave.

Lexo më shumë  U inaugurua për fushatë pa kolaudim, tuneli i Murrizit ngre pikëpyetje për sigurinë

Largimet nga vendi nga njëra anë dhe ulja e lindshmërisë nga tjetra kanë bërë që mosha mestarë e martesës të rritet. Nëse në vitin 1990 mosha mesatare që një vajzë të vishej nuse ishte 23 vjeç, në 2021-shin ajo u rrit në 27.7 vjeç. Me rritmë të ngjashme është rritur edhe mosha mesatare te djemtë që bëhen dhëndër, e cila para dre dekadave ishte 27.3 ndërsa arriti në 21.2 gjatë 2021-shit.

Nga na tjetër,  “Deri se vdekja të na ndajë”, betimi i çifteve që lidhin kurorë, përherë dhe më shumë po humb domethënien. Nga rreth 2 mijë e 200 shkurorëzime në vitin 1990, numri i divorceve u rrit në mbi 3 mijë gjatë vitit 2021.

Juristë dhe sociologë thonë se dhuna në familje dhe emigracioni janë shkaqet kryesore që po shtyjnë çiftet shqiptare që të ndahen.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *