Opinion/Aktualitet

Kur budallallëku vërshon jashtë çantës

Shkruan Lutfi Dervishi

Një foto e një çante Louis Vuitton me flamurin kombëtar e postuar sot nga Kryeministri ka marrë në Facebook 21 mijë pëlqime, 1400 komente dhe 900 shpërndarje?! Numri i pëlqimeve në instagram është edhe më i lartë.(27225)

Te pëlqimet krahas anëtarëve të qeverisë, spikasin kryebashkiake, por edhe Inspektoriati Shtetëror i Mbrojtjes Territorit, ambasada shqiptare Kanada, ambasada shqiptare Sofie, ambasada shqiptare Riad, konsullata e pergjithshme e nderit Finlande…

Meqë jemi në sezonin e gripit nuk mbesin pas me pëlqime as qendra shëndetësore Petrele, qendra shëndetësore 5 Tiranë dhe dhjetëra institucione që mesa duket kanë prioritet pëlqimet, komentet dhe shpërndarjen e postimeve të kryeministrit.

Nuk ja vlen të përmendësh këtu ushtrinë e ndjekësve fallco dhe patronazhisëve, por në këtë dehje servilizmi të shëmtuar duhen përmendur dy fakte për të zgjuar nga dalldia atë që dëshiron.

Lexo më shumë  Pse Rama u ribashkua me Vuçiçin

Çantat me flamuj të vendeve të ndryshme të botës përfshirë dhe të Shqipërisë u prodhuan në korrik 2018. Nuk patën fare sukses.

Nuk është çante e re. Në korrik të këtij viti feston 5 vjetorin!

Louis Vuitton ka ndërruar jetë në 1892, 20 vjet para se flamuri ynë të ngrihej në Vlorë.

Më 1871 atelienë e tij dhe dyqanin në Paris ia rrafshuan revolucionarët e Komunës së Parisit.

Më 1992 LV ka hapur dyqan në Kinë dhe me 2003, në Moskë.

Dyqanin më të madh në rajon e ka në Beograd.

Babai i LV ishte…mullixhi, ndërsa vetë LV ka punuar që në moshën 14 vjeç si çirak.

Nga banesa e tij deri në Paris ku gjeti punën e parë iu desh të ecte 400 km në këmbë! (u largua nga familja se e keqtrajtonte njerka)

Lexo më shumë  Lustracioni i Organizates Kriminalo-Komuniste - Sa herë ndodh ndonjë krizë artificiale e provokuar nga “menaxheria” e komuno-oligarkëve në Kosovë, ndaluni dhe mendoni se çka ka ndodhë apo do ndodhë në Beograd, Tiranë dhe Shkup, aty ku flejnë gjarpërinjtë e “shteteve të thella” të Prishtinës

Por të kthehemi te çanta “patriotike” e cila ka çmimin 9900 euro! Ka njerëz në Shqipëri që e pëlqejnë këtë çantë se ua mban xhepi ta blejnë, mund të ketë edhe institucione qe kanë fonde dhe nuk e kanë problem ta porositin.

Pyetja është se çfarë kuptimi ka që kësaj foto i bëjnë like: PS Gramsh , PS Mallakastër, PS Ndroq, PS Zejmen, PS Lushnjë, dhe PS Gjirokastër?!..

Megjithëse jam i bindur që PS Gjirokastër do e tërheqë pëlqimin sapo të marrë vesh çmimin.

P.S. Dhe të mendosh që sot është e shtunë, ditë pushimi!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *