Pamjet tregojnë ish-kryemyftiun ukrainas që reciton suren Fetih në qytetin Bakhmut në kohë luftimesh
Një video e cila u shpërnda në Twitter nga Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, tregon një burrë që reciton suren Fetih në qytetin Bakhmut të Ukrainës.
Luftimet janë duke vazhduar në Bakhmut derisa forcat ruse po tentojnë marrin rajonin, dy persona u vranë brenda 24 orëve dhe 13 të tjerë u lënduan.
Sipas Gerashchenkos, burri në video është Said Ismagilov ish-kryemyftiu i Administratës Fetare të Myslimanëve të Ukrainës dhe që tashmë iu është bashkuar forcave ukrainase për të mbrojtur vendin.
Said Ismagilov recites sura Fetih in Bakhmut.
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) January 6, 2023
He is former Chief Mufti of the Religious Administration of Ukrainian Muslims. Now he defends Ukraine.
Glory to Hero! pic.twitter.com/7PDMESkCpb
Videoja tregon Ismagilov që reciton suren Fetih i ulur nën rrënojat e objekteve të shkatërruara në qytet.
“Said Ismagilov reciton suren Fetih në Bakhmut. Ai është ish-kryemyftiu i Administratës Fetare të Myslimanëve të Ukrainës. Tani ai mbron Ukrainën. Lavdi Heroit!”, ka shkruar Gerashchenko në postimin e tij në Twitter.
Rruga Press