Kuriozitete

Gra nga e gjithë bota e vizitojnë, historia e çuditshme e një varri në Paris

Victor Noir ishte një njeri i zakonshëm, që jetoi nga viti 1848 deri në vitin 1870. Ai ka punuar si gazetar, por nuk ishte nga më të famshmit e periudhës së tij. Gjithsesi, një ditë ai ishte në vendin e gabuar, në kohën e gabuar.

Kushëriri i Perandorit Napoleon III, Princi Pierre Bonaparte, ishte i mërzitur nga një artikull i publikuar te “La Marseillaise”. Për këtë arsye, ai ftoi kryeredaktorin e gazetës në një duel. Victor Noir shkoi për të vendosur detajet e këtij dueli dhe aty gjërat u tensionuan. Princi humbi kontrollin, nxori pistoletën dhe vrau gazetarin. Kjo vrasje tërboi opinionin publik, që nuk ishte i kënaqur nga situata politike në vend dhe vrasja e një gazetari nga një anëtar i familjes perandorake, e mbushi kupën.

Kështu, Victor Noir u bë një simbol i revolucionit. Mbi 100 000 persona morën pjesë në varrimin e tij. Pierre Bonaparte doli i pafajshëm dhe kjo gjë çoi në protesta të mëdha.

Në vitin 1981, për ta nderuar figurën e tij, skulptori Jules Dalou bëri një punim që do të qëndronte në varrin e tij. Skulptura tregon Victor Noir të shtrirë, me kapelen pranë vetes. Punimi ka shumë detaje, përfshirë një të fryrë në pantallona, që e ka bërë këtë varr nga më të përfolurit në botë.

Statuja është kthyer sot në një simbol fertiliteti, me gratë nga e gjithë bota që vizitojnë varrin dhe puthin në buzë skulpturën. Ato që duan binjakë, duhet t’i prekin këmbën e majtë.

Në vitin 2004, Dita Von Teese pozoi mbi skulpturë, duke shkaktuar shumë polemika. Autoritetet e panë të arsyeshme më pas që varrin ta rrethojnë me gardh, në mënyrë që gratë ta linin të qetë punimin prej bronzi. Por, kjo gjë shkaktoi edhe më shumë zhurmë, duke bërë që gardhi të hiqej sërish.

Pra, nëse doni të vizitoni diçka ndryshe në Paris dhe doni të rrisni shanset tuaja për fëmijë, shkoni dhe shikoni varrin e Victor Noir.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *