KryesoreOpinion/Aktualitet

Top 5 arsyet pse shqiptarët në MV po ikin

Nga Roland Amzai

1. Pagat e uleta per 30 vite radhazi

150 marka dje dhe 350 euro sot, jane rrogat minimale perafersisht ne rajonin e Ballkanit Perendmimor. Me aq te ardhura ne dy gjenerata, nje i ri sot, e gjen veten me prinder te varfer, pa mundesi per te siguruar strehim, banese pa detyrime, borxhe dhe kamata te larta. Mungesa e inspektimit nga shteti, dhe vullnetit te mire nga privati, kane bere qe gjerat per shtresen e ulet te stagnojne ne vend.

2. Korrupsioni i shtrire horizontalisht dhe vertikakisht

Tenderet, punesimi klientelist dhe partiak, rekrutimi partiak ne administrate, arsim dhe shendetesi, shperndarja nepotike ne institucione, shperndarja e padrejte e buxhetit te shtetit ne terma rajonale, etnike dhe sociale, kane bere qe nje i ri, sidomos e re, shqiptar/e nga provincat e rajoneve perendimore te RMV, ta konsideroje ikjen jo si opsion po si domosdoshmeri. Korrupsioni eshte i shtrire jo vetem si hierarki burokratike parti*shtet, por edhe si kulture masive, nga kulmi i shtepise deri te dyert e shkollave.

3. Mungesa e drejtesise

Ne momentin e pare qe tenton te protestosh per fenomenet e permendura me siper, perballesh me lincimin social, presionin partiak dhe injorimin e organeve te rendit dhe te drejtesise. Drejtesia prej 30 vitesh eshte kthyer ne burimin e strehes se krimit dhe nuk ofron siguri per asnje iniciative private apo kolektive.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

4. Pavaresia e te rinjve si mendim, si liri seksuale si dhe pavaresia e vendimmarrjes per te pasur mundesi me jetu vetem

Qytetet e shendrruara ne qyteza dhe gati fshatra, pa asnje bibilioteke, teater, kinema e plot me butiqe te varfra, kafene pa stil dhe rruge te boshatisura, nuk ofrojne asnje skute lirie per rinine. E vetmja liri jane iluzionet virtuale ne instagram dhe tik tok. Frustracioni se familja, shkolla, rrethi shoqeror jane nje cenzure si mendim per rinine, e ka sjell punen qe nje i ri me mire te mendoje me pak te ardhura jashte vendit, por me shume liri brenda vetvetes nga aspekti individual, se sa siguri familjare ne vendlindje dhe mungese te pavaresise individuale, ekonomike dhe sociale.

5. Politikat e migracionit te vendeve te zhvilluara

Prej shume vitesh, Amerika, vendet e Commonwealthit dhe e gjithe Europa Kontinentale, nuk kane patur nevoje per shtrengim te politikave monetare dhe atyre fiskale, as per banka te rrepta, as per qeveri te rrepta. Kete problem e kane zgjidhur nder vite me politikat e thithjes se migranteve nga vendet e treta dhe vendet ne zhvillim. Postpandemia e pershpejtoi dhe e zmadhoi kete dukuri, duke qene se shume punonjes ne prag pensioni u terhoqen nga tregu i punes nga komoditeti i krijuar nder vite, shume punonjes iken nga tregu i punes per shkak te vdekjes, shume te moshuar pensioniste qe ende punonin u terhoqen me deshire nga tregu i punes gjithashtu. Nderkohe ndiihmat e medha financiare bene qe nje pjese e te rinjve te terhiqen gjithashtu, sepse disa mijera euro dhe dollare teper ne xhirollogarite e tyre e bene te panevojshem aktivitetin e shendoshe ne treg.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Me c’rast nje i ri ne Ballkan terhiqet lehte nga rrogat e rejta qe kane pesuar rritje mbi normat e inflacionit ne Europe dhe Amerike.

Per fat te keq jemi buze katastrofes. Eshte shume vone per te rritur rroga. Eshte shume vone per inspektim te kushteve te punes. Eshte shume vone per rritjen e qyteteve si mase dhe si investime. Eshte shume vone per politika sociale per rritjen e popullsise. Eshte shume vone per vetting, eshte shume vone per persona non grata, eshte shume vone…

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *