Lajme

Refuzohet kërkesa për zbutje të masës së sigurisë, ish-ministri Lefter Koka mbetet në burg

Gjykata e Posaçme e Apelit në Tiranë refuzon ankimin e ish-ministrit Lefter Koka për lirim nga qelia. Apeli la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Koka qëndron në qeli prej dhjetorit 2021, ndërsa ndaj tij rëndojnë dy masa sigurie, një për hetimin e inceneratorit të Fierit dhe një për atë të Elbasanit.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Koka akuzohet për “korrupsion”, “shpërdorim detyre” dhe “pastrim të parave”.

Sipas SPAK, ish-ministri i Mjedisit dyshohet se ka përfituar 3,7 milionë euro ryshfet gjatë procedurës koncensionare të ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit dhe për gati 1,2 milionë euro ryshfet në rastin e inceneratorit të Fierit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *