U përgjysmuan pagën/ Punonjëset e fasonerisë në Bilisht dalin në protestë
Punonjëset e një fasonerie në qytetin e Bilishtit kanë dalë në protestë ditën e sotme, pasi u kanë përgjysmuar rrogën mujore.
Në një prononcim për mediat punonjëset shprehin pakënaqësi për kushtet e punës, pasi sipas tyre në fasoneri mungon sistemi i ngrohjes.
Punonjëset po ashtu pretendojnë se nuk u jepet leja vjetore, teksa ka punonjëse të pasiguruara.
Kjo është hera e dytë që të njëjtat punonjëse të kësaj fasonerie ngrihen në protestë për të njëjtat arsye.
Për të rikthyer në punë punonjëset, është dashur ndërhyrja e ministres së linjës, e cila i ka siguruar një vit më parë punonjëseve të kësaj fasonerie dhe të fasonerive të tjera, se gjithçka do të marrë rrugën e zgjidhjes.
Rruga Press