Lajme

Trajkoviq: Vuçiqi më ndaloi në Merdarë ngaqë ia lëkunda pushtetin në Kosovë

Këshilltarja e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, Rada Trajkoviqi, ka kërkuar shpjegime nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për ndalimin e saj në pikan kufitare në Merdar, para rreth tri javëve.

“Për gati 20 ditë, Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë dhe BIA nuk kanë pranuar të japin shpjegim zyrtar për vendimin”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Sipas saj Vuçiqi ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin, për “tekat e tij personale” duke e ndaluar atë për disa orë, pasi sipas saj ajo ia ka lëkundur Vuçiqit pushtetin në Kosovë.

Trjakoviq më 15 dhjetor të vitit të kaluar ishte ndaluar nga autoritetet serbe për disa orë në pikën kufitare në Merdar, pa ndonjë sqarim. Ajo ishte liruar pasi i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ishte transferuar me ambulancë në spitalin e Prokuples.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Në lidhje me ndalimin e saj reagoi edhe ambasadori amerikan në Kosovë, i cili u shpreh se “kërcënimet dhe frikësimet për shkak të opinioneve politike janë të papranueshme në shoqëritë e lira dhe demokratike”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *