Bota

Putini, mesazh të ashpër Perëndimit për Vitin e Ri

Vladimir Putin u tregua i ashpër me vendet e Perëndimit në mesazhin e tij të Vitit të Ri, drejtuar popullit rus. 70-vjeçari tha se në lidhje me Ukrainën mori “vendimet e nevojshme”.

“2022 ishte viti i vendimeve të vështira, të nevojshme dhe i hapave përpara për të fituar sovranitetin e plotë të Federatës Ruse. Ky vit vendosi gjërat në vendin e vet, ndau heroizmin nga tradhtia. Ne po luftojmë për të mbrojtur popullin tonë në territorin tonë”, tha Putin, duke apeluar për bashkim ndaj armikut perëndimor.

Lexo më shumë  Mediat amerikane: SHBA po përgatitet për operacione tokësore në Iran

“E vërteta morale dhe historike është nga ana jonë. Elita perëndimore ka vite që na garanton për synimet e saj paqësore, përfshirë zgjidhjen e konfliktit në Donbas. Në fakt, ata inkurajuan nazistët në Ukrainë. Perëndimi gënjeu për paqen, po përgatitej për agresion”, shtoi Presidenti i Rusisë.

Rusia nuk i ka kursyer bombardimet në të gjithë territorin e Ukrainës as në ditën e fundit të vitit 2022. Sipas zyrtarëve atje, dhjetëra predha janë lëshuar në drejtim të qyteteve të ndryshme.

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko, tha se nga shpërthimet në qytet kishte të paktën një viktimë dhe disa të plagosur.

Lexo më shumë  Inteligjenca ukrainase zbulon bashkëpunimin Rusi-Iran në luftë: Moska kishte pamje satelitore të bazës amerikane që u godit!

Sulmet ndodhën dy ditë pasi Rusia ndërmori një prej mësymjeve më të mëdha ajrore në Ukrainë që prej fillimit të luftës.

Presidenti Volodymyr Zelensky paralajmëroi se Rusia do të sulmonte përsëri, në mënyrë që Ukraina ta kalonte natën e ndërrimit të viteve në errësirë të plotë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *