“Lufta në Ukrainë do të përfundojë në vitin 2023”
Historiani britanik, Ian Kershaw, ka deklaruar në një intervistë për gazetën Süddeutsche Zeitung, se lufta në Ukrainë do të përfundojë në verën e vitit 2023.
“Vladimir Putin e vuri veten në një pozicion që nuk e kishte parashikuar kurrë. Tani është në një luftë të pafitueshme që është shumë e kushtueshme dhe e dëmshme”, ka thënë Kershaw, duke shtuar se “tani mbetet për t’u parë se si do të jenë forcat e armatosura të të dyja palëve në fund të dimrit”.
Ky dimër “do të jetë shumë i vështirë për Ukrainën, por edhe për shumë rusë “, vlerëson historiani britanik, i specializuar në historinë evropiane të shekullit të 20-të dhe është më i njohur për biografinë e tij të Adolf Hitlerit.
“Në pranverë do të shohim nëse ukrainasit, me mbështetjen e Perëndimit, janë gati për një sulm të ri, i cili do t’i lejojë ata të zmbrapsin agresorin. Nëse kjo ndodh, atëherë në pranverë ose verë do të jemi në rrugën e njërës zgjidhje ose tjetrës. Niveli aktual i shkatërrimit është diçka që do të jetë shumë e vështirë për të përballuar të dyja palët. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se lufta do të përfundojë brenda një gjysmë viti”, vazhdon Ian Kershaw.
Sipas tij, lufta kundër Ukrainës do të ketë pasoja afatgjata për Moskën: “Rusia tani është e izoluar, të paktën në Evropë. Në këtë kuptim, vendimi për të pushtuar ishte shumë i kushtueshëm. Do të ndryshojë Evropën, por saktësisht se si nuk mund të parashikohet. Megjithatë, tashmë është e qartë se lufta na imponoi një politikë të re energjetike dhe shkaktoi recesion”, thekson ai.
Rruga Press