Bota

Publikohen taksat e Trumpit. Pretendoi humbje për të lehtësuar barrën e detyrimeve

Dokumentet mbi shlyerjen e taksave nga ish-presidenti amerikan Donald Trump janë publikuar të premten, duke i dhënë fund një beteje ligjore 6-vjeçare.

Dokumentet tregojnë se ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë ka paguar shumë pak taksa federale mbi të ardhurat në vitin e parë dhe të fundit të presidencës së tij.

Dokumentet konfirmojnë gjithashtu një raport të publikuar nga Komisioni i Përbashkët i Taksimit se Trump kishte pretenduar humbje të mëdha të bizneseve të tij përpara dhe gjatë presidencës, me qëllim për të reduktuar ose eliminuar barrën e taksave.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Për shembull, të dhënat tregojnë se ai raportoi një humbje prej 105 milionë dollarësh në 2015-n dhe 73 milionë dollarësh në 2016-n.

Taksat, që përfshijnë vitet nga 2015 në 2020, u siguruan nga komisioni me shumicë demokrate pak javë pas një beteje të gjatë ligjore. Komisioni votoi javën e kaluar për publikimin e këtyre dokumenteve, por procesi u vonua për të redaktuar informacionet personale, si numrat e sigurimit social.

Duke reaguar ndaj publikimit të disa qindra faqeve mbi detyrimet financiare të bizneseve të tij, Trump paralajmëroi se kjo do të çojë në thellimin e mëtejshëm të ndasive politike në Shtetet e Bashkuara.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

“Demokratët nuk duhet ta kishin bërë këtë, Gjykata Supreme nuk duhet ta kishte aprovuar kurrë dhe kjo do të shkaktojë gjëra të tmerrshme për shumë njerëz”, thuhet në një deklaratë të ish-presidentit.

Por demokratët, që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve dhe mbikëqyrën procesin e publikimit, argumentuan se kjo ishte një lëvizje e domosdoshme që duhej ndërmarrë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *