KryesoreSport

Pelé 1940-2022: Legjenda në 10 fakte e shifra

Legjenda braziliane e futbollit, Pelé, i cili u ngrit nga një i varfër këmbëzbathur për t’u bërë njëri prej sportistëve më të mëdhenj dhe më të njohur në historinë moderne, vdiq më 29 dhjetor 2022, në moshën 82-vjeçare. I hedhim një vështrim karrierës së tij. 

1. Edson Arantes do Nascimento, i njohur si Pelé, veshi fanellën e famshme me 10-sh në shpinë, pasi iu caktua ky numër gjatë Kupës së Botës më 1958.

2. Ai e fitoi Kupën e Botës me Brazilin tri herë – më 1958, më 1962 dhe më 1970 – një sukses që asnjë lojtar tjetër nuk e ka arritur.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

3. Pelé filloi të luante profesionalisht për Santos FC, në moshën 15-vjeçare.

4. Ai iu bashkua ekipit kombëtar të Brazilit në moshën 16-vjeçare.

5. Më 1958, në moshën 17-vjeçare, Pelé u bë lojtari më i ri që shënonte në Kupën e Botës.

6. Rekordi, që Pelé e vuri si lojtari më i ri që ka fituar trofeun e Kupës së Botës, në moshën 17-vjeçare, ende qëndron.

7. Në Kupën e Botës 1970, Pelé regjistroi gjashtë asistime – rekord për një kampionat botëror.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

8. Pelé është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve për Brazilin, me 77 gola në 92 paraqitje ndërkombëtare, bashkë me Neymarin, i cili golin e 77-të e shënoi në Kupën e Botës 2022.

9. Më 1959, ai shënoi 127 gola për Santosin, që mendohet të jetë shifra më e madhe e golave të shënuar nga një futbollist i një klubi brenda një viti kalendarik.

10. Gjatë tërë karrierës së tij, Pelé shënoi gati 1300 gola, duke i llogaritur edhe ata në ndeshjet jogaruese./REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *