KFOR-i dhe FSK-ja asgjësojnë një granatë në Samadraxhë
Në fshatin Samadraxhë të Suharekës është gjetur një mjet i dyshimtë të enjten.
Njësitë e KFOR-it dhe FSK-së kanë identifikuar se mjeti ka qenë granatë dore dhe e kanë bërë asgjësimin e saj.
“Lidhur me rastin, njësia për deminim e KFOR-it dhe FSK-së ka ndal në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë asgjësimin e granatës së dorës. Nuk raportohet për ndonjë incident”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Rruga Press