Lajme

45 minuta fjalim/ Erion Veliaj asnjë fjalë për patronazhisten që ra në burg

Gjatë takimit që Erion Veliaj pati me socialistët e njësisë.nr 8 në Tiranë u fol për shumë tema, për shembull për nostalgjinë e Mimi Kodhelit për kohën kur ishte vajzë, për thashethemet e zakonshme mes vendalinjve dhe të të ardhurave, për pakënaqësitë që ka Veliaj për analistët në studiot televizive etj. Madje në 45 minuta fjalim, Veliaj foli edhe për të rritur një “racë të shëndetshme” në Tiranë me zhvillimin e sporteve. Por kryebashkiaku i Tiranës nuk tha asnjë fjalë për Viola Sterjon, ish-drejtoresha e Bashkisë së Tiranës dhe patronazhistja e PS, që u arrestua të martën në Korçë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Kryebashkiaku e shmangu këtë temë, megjithëse lajmi për arrestimin e 39-vjeçares kapi titujt kryesorë në media. Megjithë njohjen dhe promovimin që i ka bërë Viola Sterjos si drejtoreshë në administratën shtetërore, Veliaj ka heshtur mbi rekrutimin që bën në radhët e patronazhistëve.

Shmangia e temave të nxehta për Veliajn është e lehtë për shkak të kapjes totale të mediave. Për Veliajn është mëse e zakonshme që mjafton të nisë transmetimin në profilin e tij në Facebook dhe menjëherë sinjali shpërndahet në televizionet informative.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

Pak muaj më parë, një këshilltar i Bashkisë së Tiranës, Egert Vargu u arrestua në Portin e Durrësit pasi aty u kapën 4.5 kilogram kokainë. Si me magji, ngjarja u harrua që ditën e nesërme, ndërsa Erjon Veliaj nuk tha asnjë fjalë për të.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *