Protestë përballë Ambasadës së Serbisë në Tiranë, qytetarët në mbështetje të Kosovës: Serbia po nxit luftë
Shoqëria civile dhe qytetarë të tjerë kanë protestuar sot përballë ambasadës së Serbisë në Tiranë në kuadër të tensioneve në veri të Kosovës. Teksa mbanin në duar pankarta me mesazhe mbështetëse ndaj Kosovës, ata janë shprehur se Serbia me aktet e fundit dhe incidentet që ka shkaktuar në veri të Kosovës është duke nxitur luftë.
“Heqja e barrikadave dhe gjuha luftënxitëse e Serbsë që ndodh, arsyeja pse kemi dalë. Ne do vijiojmë ti mbështesim vëllezërit tanë kosovarë deri sa barrikadat të hiqen. Ata presin më shumë nga shqiptarët e Shqipërisë dhe politika shqiptare. Këtë protestë paqësore duhet ta mbështesin masivisht. Minimumi të dalin në shesh e ti kërkojnë qeverisë së Serbisë e qeverisë shqiptare të ndalojë këtë gjuhën e urrejtjes”, tha një tjetër protestues.
Ata kanë paralajmëruar se protestat paqësore dhe solidarizimi do të vijojë, në mbështetje të Kosovës.
“Dënoj aktet luftënxitëse të Serbisë ndaj Kosovës. Ne si shqiptarë solidarizohemi sot për veriun e Kosovës. Serbia po nxit luftë me akte, një akt që destabilizon kombin. Kosova ka heronj të rënë në luftë që kanë lënë shtëpitë e familjarët për atdhedashurinë që kishin e sot ne si shqiptarë do ngrihemi në protestë nëse nuk njohim stabilitet”, tha një protestues.
Rruga në Rudarë të verit të Kosovës vijon të jetë e bllokuar nga barrikada me kamionët dhe mjetet e artilerisë së rëndë. Kjo rrugë të çon në pikën kufitare Kosovë-Serbi. Edhe pse presidenti serb më herët paralajmëroi se bllokimet në pikat kufitare të veriut do të hiqen, prej mëngjesit të sotëm vetëm pika kufitare është liruar, ndëra rrugët e tjera vijojnë të jenë të bllokuara. Përtej barrikadës së Rudarës serbët edhe pse në numër të vogël vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë.
Rruga Press