Lajme

FNSH në familjen Martinaj/ A është i kërcënuar Edi Rama?

Nga kontrollet e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në shtëpitë e familjes Martinaj u gjet një arsenal armësh me të cilin mund të kryhet një betejë e vërtetë. Të fshehura në kosheret e bletëve kishte mijëra fishekë, automatikë, predha, maska dhe municione të tjera që tregojnë se humbja e dy djemve të fisit, Brilantit dhe Ervisit ka lënë pas një situatë shpërthyese.

Kontrollet e forcave speciale në Fushë-Kuqe ringjallën në media pikëpyetjet, nëse Ervis Martinaj është gjallë apo ka vdekur? Në fakt, ky debat konsiderohet i tejkaluar nga familja Martinaj. Ata janë pajtuar me faktin se i afërmi i tyre është vrarë dhe ajo çfarë kërkojnë, është një varr ku ai të prehet.

Atëherë përse mësyu FNSH dhe RENEA me zhurmë në shtëpitë e Martinajve natën pas Krishtlindjeve?

Akuzat për Edi Ramën nga Faik Martinaj

Përgjigjia e operacionit të sotëm mund të jetë në akuzat që bëjnë familjarët e Martinajve për vrasjen e biznesmenit të lojrave të fatit. Sipas tyre, disa banda kriminale dhe biznesmenë të fuqishëm u bënë bashkë për vrasjen e Ervis Martinajt, por njeriu që u dha mbështetje politike është Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë.

Lexo më shumë  Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën: Mbështetje aplikimit për anëtarësim në BE, thirrje për shtetet mosnjohëse që ta njohin Kosovën, mbështetje bashkëpunimit në mbrojtje mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në një intervistë të dhënë për Report TV pak kohë më parë, xhaxhai i Ervis Martinajt foli me bindje të plotë se Edi Rama qëndron pas skenarit të zhdukjes së nipit të tij.

Duke iu referuar Ramës në intervistë, xhaxhai i Ervis Martinajt, Faiku u shpreh “Ky ishte iniciatori. Ky ishte organizatori i zhdukjes. Shiko, hasmi të vret, nuk e zhduk kufomën. Këtë, vetëm shteti, një SpiroKolekë i dytë dmth i zhduk kufomat”.

Për faktin nëse Ervis Martinaj është vrarë apo jo, ai tha: “Bandat janë të Edi Ramës. Të gjitha këto. Është iniciatori, është ideatori i të gjithave. Skenari është i Edvin Kristaq Rama, krimineli i kombit”.

Mënyra me të cilën foli Faik Martinaj në intervistë nuk lë asnjë shteg për interpretime. Edi Rama ka qenë drejtpërdrejt i akuzuar nga Martinajt, shtëpitë e të cilëve u bastisën sot nga forcat speciale.

A ndjehet i kërcënuar kryeministri nga familja e tyre? Përgjigjia është në rezultatin e kontrollit që u kryen sot në Fushë-Kuqe. Mijëra fishekë, automatikë, predha, jelekë antiplumb etj në duart e familjeve që kanë humbur dy djemtë e tyre.

Çfarë tha Edi Rama për zhdukjen e Ervis Martinajt

Zhdukja e Ervis Martinajt u bë në një nga temat më të trajtuara në media për shkak të fuqisë financiare dhe lidhjeve që kishte Ervis Martinaj, jo vetëm në botën e krimit, por edhe me politikën.

Lexo më shumë  Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë

Më herët, Edi Rama i ishte referuar atij gjatë një mitingu të PS para zgjedhjeve të 25 Prillit, kur i dërgoi një mesazh që familjarët e konsideruan paralajmërim. Video më poshtë:

YouTube player

Në anën tjetër, vetë 42 vjeçari kishte blerë shtëpi në Surrel para se të zhdukej, pikërisht në fshatin ku jeton kryeministri. Në lidhje me këtë çështje, Rama i dha kohë policisë për të dhënë një përgjigje, pasi sipas tij, përgjigjia e policisë duhej të ishte e mbështetur në prova.

Pas zhdukjes së Martinajt, policia arrestoi efektivin e operacionales Jeton Lami, që shërbente si kontakt i Ervis Martinajt me emra të njohur të policisë. I vetmi njeri që Jeton Lami pranoi të rrëfehet ishte Gledis Nano. Pas bisedës me Lamin, Gledis Nano takoi kryeministrin Rama dhe u shkarkua menjëherë nga detyra. /lapsi.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *