Lajme

​Barrikadë e re në veri të Kosovës, pamundësohet lëvizja e lirë edhe në qytet

Një barrikadë e re me tre kamionë është vendosur mëngjesin e sotëm tek udhëkryqi afër shkollës teknike, në veri të Kosovës.

Kjo është barrikada e parë e vendosur në qytet, ndërsa e 12-ta prej datës 10 dhjetor kur bandat kriminale serbe vendosën barrikadat e para.

Pengesa e re pamundëson lëvizjen e lirë në qytet, ndërsa deri më tash të bllokuara ishin rrugët magjistrale.

Lexo më shumë  Pyetjet e munguara të Çim Pekës në intervistën me Vjosa Osmanin?

Që nga 10 dhjetori grupe të ndryshme të qytetarëve serbë kanë ngritur barrikada në disa pika në pjesën veriore të Kosovës, për të kundërshtuar arrestimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq.

Ai u arrestua nën dyshimin për sulm kundër anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Barrikadat në veri po vëzhgohen nga Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i.

Lexo më shumë  Ministri Konjufca pret në takim të ngarkuarin me punë të ambasadës japoneze, u diskutua pjesëmarrja e Kosovës në EXPO - Japoni

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *