“Përgjegjësit para drejtësisë” Rruga e Arbrit shembet sërish, shoferët kërkojnë hetim
Rruga e Arbrit mbetet e rrezikshme jo vetëm në ditët me shi por edhe në ato me diell.
Siç pamjet tregojnë një shkëmb rrezikon të shkëputet nga mali e të përfundojë në rrugë.
Gjatë fundjavës, në afërsi të Shkallës së Tujanit pati rënie dherash e gurësh çka vështirësoi qarkullimin e automjeteve.
“Këtu ka rrezik aksidentoi. Nuk ka as policia as tabela, asgjë.”
Por pavarësisht gjendjes së rrugës, aty munguan punëtorët e mirëmbajtjes apo tabelat që mund të paralajmërojnë rrezikun.
Shoferët thonë se rruga është e pasigurt teksa i bëjnë thirrje SPAK të hetojë koncesionin.
“Këtu duhet të ndërhyjë SPAK-u. Gjithë këta miliona euro të hedhura dhe rruga copë-copë. Nuk dinë ku të ankohesh ku të kërkosh të drejtën, asgjë. Më keq nuk ka.”
E inauguruar me bujë më 29 nëntor 2021, Rruga 54 kilometra që lidh Tiranën me Dibrën nëpërmjet një kontrate koncesionare me vlerë 40 miliard lekë nga kompania Gjoka Konstruksion jo vetëm që nuk ka përfunduar, por herë pas herë kthehet në rrezik për udhëtarët.
Rruga Press