Daniel Serwer i reagon kryeministres serbe: Nuk keni të drejtë të paguani njerëz për të destabilizuar Kosovën
Profesori i njohur amerikan, Daniel Serwer i ka reaguar kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, pasi kjo e fundit në një postim në Twitter kishte treguar “arsyet” pse serbët në veri po qëndrojnë në barrikada.
Serwer iu drejtua Brnabiqit duke i thënë se “askush nuk ka të drejtë të bllokojë rrugët dhe të kryejë sulme”.
“E dashura Ana Brnabiq, askush nuk e vë në dyshim të drejtën e serbëve të Kosovës për të protestuar paqësisht, por nuk është asnjë e drejtë për të bllokuar rrugë, sulmuar policinë dhe për të rrezikuar sigurinë publike. Dhe, nuk keni të drejtë si Kryeministre e Serbisë të fusni njerëz në listë pagesash për ta destabilizuar një shtet fqinj”, ka shkruar Serwer.
Rruga Press