Bota

Kina dërgon avionë luftarakë si asnjëherë më parë drejt Tajvanit

Ushtria kineze ka dërguar 71 aeroplanë dhe shtatë anije në drejtim të Tajvanit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes tajvaneze, duke shënuar inkursionin më të madh ditor deri më tani, raportoi të hënën “Al Jazeera”.

Në një deklaratë, Ministria tajvaneze e Mbrojtjes tha se 47 nga avionët kinezë kanë kaluar vijën mesatare të ngushticës së Tajvanit, një kufi jozyrtar i pranuar dikur në heshtje nga të dyja palët, gjatë 24 orëve të fundit.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Midis avionëve kinezë, thuhet se ishin 18 avionë luftarakë J-16, 11 luftarakë J-1, gjashtë luftarakë Su-30 dhe dronë.

Ministria e Mbrojtjes tha se monitoroi lëvizjet kineze përmes sistemeve të saj raketore me bazë tokësore, si dhe në anijet e saj të marinës.

Kina, e cila pretendon Tajvanin si territorin e saj, tha të dielën se kishte kryer “patrulla të përbashkëta të gatishmërisë luftarake dhe stërvitje të përbashkëta sulmi” në det dhe hapësirën ajrore rreth ishullit të vetëqeverisur.

Ushtria Çlirimtare Popullore tha se stërvitjet ishin një “përgjigje e fortë ndaj përshkallëzimit dhe provokimit aktual SHBA-Tajvan”.

Kina kundërshton mbështetjen e SHBA-së për Tajvanin, një ishull prej 23 milionë banorësh në brigjet e tij lindore që u nda me kontinentin gjatë luftës civile që solli Partinë Komuniste në pushtet në Pekin në vitin 1949.

SHBA nuk ka lidhje zyrtare diplomatike me Tajvanin, por është mbështetësi më i rëndësishëm ndërkombëtar i ishullit dhe furnizuesi i armëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *