Lajme

Mure të larta, tela me gjemba e kamera sigurie në çdo cep, si e ruante shtëpinë Ervis Martinaj (VIDEO)

Shtëpia e Ervis Martianajt ditën e sotme është rrethuar nga forca të shumte të policisë, RENEA-s dhe FNSH-së. Kontrollet mësohet se kanë ardhur për shkak të hetimeve që po zhvillohen për fatin e Ervis Martinajt.

Siç shihet në foto, banesa e Ervis Martinajt i ngjan më shumë një fortese të sigurisë së lartë. Muri i lartë rrethon qindra metër katror tokë.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Tek porta e banesës vihen re kamera të mëdha që në treg kushtojnë një sasi të konsiderueshme parash. Duket se Ervis Martinaj kujdes dhe i ruhej ndonjë ngjarje të mundshme që para se ai të shpallej në kërkim.

Sipas mediave dhjetëra makina të FNSH-së dhe RENEA-s kanë rrethuar shtëpinë e Martinajt në Fushë-Kuqe.

Nuk dihet ende nëse ka gjurmë nga Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej gushtit dhe fati i tij është ende mister.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *