Lajme

Krishtlindjet/ Veliaj kap dhjetë TV me një pjatë supë

Erion Veliaj ka vazhduar edhe këto krishtlindje zakonin e shpifur të të përmendurit të bukës që të jep. Ai ka shtruar sot një drekë krishtlindjesh, për rreth nja 30 vetë, në nje qëndër sociale në Tiranë. Dhe kaq ka mjaftuar që kjo “bamirësi” me para publike të bëhet lajm kombëtar.

Një televizion që kohët e fundit shumëkush e konsideron si opozitar, News 24, ndërpreu me urgjencë emisionin e tij “Alarm”, ku flitej për sigurinë ushqimore, për t’i lënë vend “lajmit të fundit”: Kryebashkiaku po shërben ushqim për njerëzit në nevojë. Pak a shumë të njëjtit lajm i bënë jehonë edhe Top Channel në lajmet e drekës, e natyrisht edhe TV Klan në të njëjtën fashë orare.

Peizazhi mediatik i portaleve u ndot si me sustë nga i njëjti titull, duke vërtetuar kritikën e “Reporters sans frontieres” për lirinë e cunguar të mediave nga pronarët që kanë interesa tek lejet e ndërtimit dhe paratë publike.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Por këtë herë qokat mediatike për Veliajn përpos shtrembërimit të theksuar demokratik dhe vërtetimit të lidhjes okulte pushtet politiko financiar-media, lënë pas tyre edhe shijen vulgare të atij që shfrytëzon dhe pjatën e supës që dhuron për të ndërtuar aureolën e vet të rreme. Duke nxerrë me fytyrë dhe me dorën shtrirë në media ata që nuk kanë mundësi të konsumojnë drekën e krishtindjes në familjet e tyre, ai tregon fytyrën cinike të njeriut që s’e ndal asgjë para qëllimit të tij. Por edhe profilin e një injoranti që për festën e krishtlindjeve tregon se nuk ka as haberin e asaj që thotë bibla. Një nga devizat e librit të shenjtë është ajo për të mos u mburrur me nderin që bën, apo lëmoshën që jep (Lexo paragrafët poshtë).

Por për kryebashkiakun arrivist këto detaje janë finesa të pëpërfillshme. Për të e rëndësishme është t’i kthehet në imazh investimi që ka bërë në media, pavarësisht se me çmimin e përdorimit të atyre që luajnë rolin e figurantit të vobektë në serialin e tij prej bamirësi. /lapsi.al/

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Mateu 6:1

“Mos e jepni lëmoshën tuaj para njerëzve, me qëllim që ata t`ju admirojnë; përndryshe nuk do të shpërbleheni te Ati juaj, që është në qiej.

Mateu 6:2

Kur do të japësh lëmoshë, pra, mos i bjer borisë para teje, ashtu siç bëjnë hipokritët në sinagoga dhe në rrugët, për të qenë të nderuar nga njerëzit.

Mateu 6:3

Por kur të japësh lëmoshë, dora jote e majtë të mos e dijë çfarë bën e djathta që lëmosha jote të jepet fshehurazi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë haptas.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *