Zv. i Brendshëm i Maqedonisë Veriut, 20 mijë euro nata në hotelin e Stambollit. Kush e pagoi faturën?
Skandalet e anëtarëve të qeverisë kapërcejnë kufijtë. Me rrogë mujore vetëm 1 mije e 500 euro , zv ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Nazim Bushi fle në hotel me 20 mijë euro nata në Turqi. Kush ja pagoi atij biletën për situtën presidenciale të hotelit në Stamboll, ndërsa në video shfaqet dhe i biri në shoqërine e dy vajzave. Detajet ne materialin në vijim
Faturat e qëndrimit ne hotele me 5 yje kanë bërë që dosja e ish-Ministrit Arben Ahmetaj të përfundojë në SPAK.
Dyshimet janë se me kartën e kreditit të Klodian Zotos janë rezervuar hotele me pesë yje në disa vende të Europës, me vlera që shkojnë nga 2 mijë deri në 3500 euro nata.
Një denoncim i mbërritur në ‘Ora Investigim’ tregon se një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në Maqedoninë e Veriut.
Më konkretisht zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, ka qëndruar një natë në suitën presidenciale të hotelit ‘CVK Park Bosphorus Hotel’ në Stamboll.
Këtë gjë e fakton edhe video që ka bërë vetë z. Bushi brenda ambienteve të suitës presidenciale, e cila ka një hapësirë 850 metra.
Te kjo video shihet qartë se zv.minstri është duke filmuar ambientet e brendshme të suitës luksoze .
Në një tjetër moment në video shihet edhe djali i zv.ministrit, Qerim Bushi, nën shoqërinë e dy vajzave.
Nga një kërkim i thjeshtë në Booking na rezultoi se nata në suitën presidenciale është 20 mijë euro.
Natyrshëm lindin disa pyetje:
-A mundet z. Bushi të paguajë 20 mijë euro për një natë qëndrimi në hotel, duke ditur se ka një rroge mujore rreth 1500 euro?
Rezervimi i suitës presidenciale është bërë nga vetë zv.ministri i Brendshëm apo nga një shtetas turk?
Me cilin person ka udhëtuar z. Bushi drejt Stambollit në tetor të vitit 2020?
Në ditet në vijim Tv Ora do të publikojë të tjera materiale, ku figura të njohura të politikës lidhen direkt ose indirekt me persona që kanë një të kaluar të errët dhe janë të skeduar nga drejtësia. /oranews/
Rruga Press