ArgumentKryesore

Me sa duket Komandanti i KFOR-it do t’i lë pa punë Borrellin dhe Escobarin, i cili dialogun do ta udhëheqë vetë

Nga Flamur Shala

A ndjeheni konfuz?

– Me sa duket Komandanti i KFOR-it në Kosovë do t’i lë pa punë Borrelin dhe Escobarin: dialogun do ta udhëheqë vetë Komandanti!? Nuk e di nëse ky është vendim i eprorit të tij, shefit të NATO-s, Stoltenberg.

– Ka gjasa të mëdha që ruajtja e paqes dhe dialogu me tipat si Radojçiqi të përfundojë si me trupat hollandeze që ruanin paqen në BeH dhe ulnin tensionet në dialog me Mlladiqin. Që ai rast të mos përsëritet, KFOR-i u vendos si mision ushtarak dhe i NATO-s, prandaj i pareduktueshëm në atë neutral të paqeruajtësit të UN.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

– Shpallja nga Lista Serbe si qëllim të saj rrëzimin e Qeverisë Kurti është legjitime: çdo parti politike synon ta rrëzojë qeverinë aktuale dhe ta zëvendësojë me një të parapëlqyer. Por në vendet demokratike kjo bëhet me votë, jo me dhunë, barrikada, bomba, kundër zbatimit të ligjeve (dhe me kërcënime ushtarake nga fqinjët)!

– Krimi është gjithmonë në tension me ligjin. Por, sipas asnjë morali, ligji apo praktik, palët nuk barazohen: përdorimi i dhunës nuk është legjitim për krimin, por është për zbatimin e ligjit. Ulja e tensionit duke zbutur veprimin e ligjit e forcon krimin.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

– Nuk di sa ka traditë të dialogut qeveria italiane me mafian dhe krimin, por sido që të jetë, nuk është traditë që e ndihmon Kosovën as qëllimin e pranisë së KFOR-it në Kosovë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *