Goli i Riçarlison kundër Serbisë shpallet më i bukuri i Botërorit Katar 2022
Goli akrobatik i Riçarlison kundër Serbisë në fazën e grupeve u votua si më i bukuri i Kupës së Botës në Katar.
Këtë e bëri të ditur FIFA, e cila kishte hapur një votim pak ditë më parë.
Brazili u eliminua nga goditjet e penalltisë përballë Kroacisë, por goli i Richarlison u gozhdua në këtë turne.
Rruga Press