Bota

Marrëdhëniet SHBA-Rusi janë kthyer në “epokën e akullnajave”/ “Gjasa të larta të përplasjes mes dy vendeve”

Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të premten e krahasoi gjendjen e marrëdhënieve SHBA-Rusi me një “epokë akullnajash” dhe tha se rreziku i një përplasjeje midis dy vendeve ishte i lartë.

Sipas ambasadorit rus, Anatoly Antonov ishte e vështirë të thuhej se kur mund të rifillonin bisedimet mbi dialogun strategjik midis palëve, por se bisedimet mbi shkëmbimin e të burgosurve kishin qenë efektive dhe do të vazhdonin.

Lexo më shumë  Ministri i Jashtëm boshnjak: Kjo lloj Serbie nuk meriton respektin, por përbuzjen tonë

Marrëdhëniet SHBA-Rusi kanë rënë në pikën e tyre më të ulët në dekada si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë dhe sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.

Dy shkëmbimet e të burgosurve ku veterani i marinës amerikane, Trevor Reed dhe ylli i basketbollit, Brittney Griner u liruan nga Rusia në këmbim të kontrabandistit të dënuar të drogës, Konstantin Yaroshenko dhe tregtarit të armëve, Viktor Bout, ishin nga ato pak raste të bashkëpunimit “të detyruar” SHBA-Rusi në 2022.

Lexo më shumë  Zelensky i kërkon NATO-s të dërgojë sa më parë armatim

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *