Lajme

Nga 1 Janari rritet çmimi i duhanit

Duhanpirësit do të përballen me çmime të reja të duhanit në Shqipëri duke filluar nga 1 Janari 2023.

Referuar ndryshimeve ligjore ne ligjin për akcizat, të botuar në fletoren zyrtare, akciza për duhanin do të rritet mesatarisht 250 lekë për kg, çka do të reflektohet në mënyrë të menjëhershmne edhe në çimin final të shitjes, me rreth 20-30 lekë.

Konkretisht, akciza për kategoritë puro dhe cigarillos që përmbajnë duhan; cigare që përmbajnë duhan; puro, cigarillos dhe cigare me zëvendësues duhani; duhan tjetër i përpunuar dhe zëvendësues, duhan me dredhje;

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Produkte duhani për përdorim oral; duhan me ngrohje, pa djegie; Shisha, nargjile (përzierje për tymosje) ; akciza që do të paguhet nga 1 Janari 2023 do të jetë 7 mijë lekë/kg nga 6750 lekë/kg që u aplikua gjatë 2022.

Ndërkohë, akciza e duhan i përpunuar me gjethe duhani të kultivuara në Shqipëri dhe Shisha, nargjile (përzierje për tymosje) përpunuar me gjethe duhani të kultivuara në Shqipëri do të jetë 3 mijë lekë/ kg nga muaji Janar i vitit të ardhshëm nga 2750 lekë/kg, Ndërsa akciza për produktet që përmbajnë nikotinë lëng do të jetë 14 lekë/ml duke u rritur me 2 lekë nga viti aktual.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

Ndërkohë, çmimet e këtyre produkteve parashikohen në rritje progresive deri në vitin 2026. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *