Bota

Macroni i bën thirrje Evropës ta reduktojë varësinë nga SHBA-ja dhe NATO

Presidenti francez Emmanuel Macron i bëri thirrje Evropës të zvogëlojë varësinë nga Shtetet e Bashkuara dhe të zhvillojë aftësitë e veta mbrojtëse, duke marrë në të njëjtën kohë një rol më të sigurt në NATO.

Macron theksoi iniciativën e tij për të zhvilluar mbrojtjen evropiane si një alternativë ndaj NATO-s.

Lexo më shumë  Shefi i OBSH-së: Mbi 18.500 persona ende kanë nevojë për evakuim urgjent mjekësor nga Gaza

“Një Evropë më e fortë do të mundësojë që kontinenti ynë të bëhet më autonom brenda NATO-s. Kjo do të thotë brenda NATO-s, me NATO-n, por në të njëjtën kohë pa varësi nga NATO”, ka thënë Macron në një bisedë me gazetarët pas kthimit në Paris nga një samit në Jordani, sipas Wall Street Journal.

“Aleanca nuk është diçka nga e cila duhet të varemi. Aleanca është diçka që unë mund të zgjedh, diçka me të cilën mund të bashkëpunoj. Ne duhet të mendojmë për autonominë tonë strategjike”, shtoi Macron.

Lexo më shumë  Danimarka pas kërcënimeve të Trumpit për Groenlandën: SHBA-ja po rrezikon bashkëpunimin në NATO

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *