Zelensky: Raketat “Patriot” do ta ndryshojnë lojën
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e quan sistemin e mbrojtjes raketore “Patriot” që SHBA-ja do të dërgojë në Ukrainë një “hap shumë të rëndësishëm për të krijuar hapësirë të sigurt ajrore mbi Ukrainë”.
Ai thotë se kjo do të forcojë “në mënyrë të konsiderueshme” mbrojtjen e vendit.
Zelensky ka shtuar se nuk mund të japë më shumë detaje për arsye sigurie, por thotë se mbrojtja e vendit do të forcohet në muajt e ardhshëm.
Ai i kërkoi gjithashtu Kongresit të SHBA-së të miratojë më shumë fonde, duke thënë se gjithçka “do të shkojë drejt forcimit të sigurisë sonë globale”.
“Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për gjithçka që ka bërë”, ka thënë Zelensky në konferencën për shtyp bashkë me presidentin amerikan, Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.
Rruga Press