Lajme

Policia e Kosovës: Po i trajtojmë informacionet për rrëmbimin e qytetarëve serbë në veri nga strukturat kriminale

Policia e Kosovës deklaroi se po i trajton me seriozitet informacionet për rrëmbimin, rrahjen dhe keqtrajtimin e qytetarëve serbë nga strukturat kriminale në veri të vendit.

Në një komunikatë për media, Policia tha të mërkurën se pos angazhimeve aktive, janë vendosur edhe pika kontrolli të automjeteve nëpër qytete dhe akse rrugore.

“Ditëve të kaluara ka pasur informacione, raportime dhe publikime në media lidhur me rrëmbimin, rrahjen dhe keqtrajtimin e disa qytetarëve serb nga pjesëtarë të strukturave kriminale në pjesën veriore të Republikës së Kosovës. Policia Kosovës, njësitet përkatëse të saj, janë duke trajtuar me seriozitet këto informata dhe janë duke i ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e tyre”, thuhet në njoftimin policor.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Policia bëri të ditur se kërcënimet dhe rrezikimi i sigurisë në veri, ka krijuar rrethana të domosdoshme për ngritje të kapaciteteve policore.

Të mërkurën u shënua dita e 12 qëkur serbët bllokuan disa rrugë në veri të Kosovës nëpërmjet barrikadave. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se barrikadat do të largohen vetëm kur të themelohet Asociacioni i komunave serbe në Kosovës.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Autoritetet e Kosovës kanë kërkuar që barrikadat të hiqen sa më parë, ndërsa i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, ka thënë se barrikadat duhet të hiqen “nga ata që i kanë vendosur”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *