Lajme

​Bugajski, Brnabiqit: Qeveria e Vuçiqit duhet të heqë dorë nga kriminelët e luftës, Beogradi do të braktiset me rënien e Rusisë

Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski me anë të reagimi ndaj kryeministres serbe Ana Brnabiq ka thënë se Qeveria e Aleksandar Vuçiqit duhet të heqë dorë nga kriminelët e luftës.

Bugajski në Twitter ka thënë se Beogradi do të braktiset me rënien e Rusisë.

“Qeveria e Vuçiqit duhet të heqë dorë nga kriminelët e luftës në Moskë dhe të njohë Kosovën. Përndryshe, me rënien e Rusisë, Beogradi do të braktiset dhe barrikadat do të vijnë në Serbi”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Kosova nënshkruan marrëveshje mbi 40 milionë euro për shëndetësinë me Bankën Evropiane

Brnbaiq ka komentuar deklaratën e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde i cili kishte kritikuar Listën Serbe për mos reagim ndaj trajtimit që i është bërë Rada Trajkoviqit nga autoritetet në Serbi.

“I papranueshëm trajtimi i aktivistes serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq. Vë re se Lista Serbe nuk ka pasur asnjë reagim. Standarde të dyfishta?”, ka pyetur Rohde.

Trajkoviq, këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, javën e kaluar u pengua për disa orë nga autoritetet kufitare serbe.

Rruga Press

Lexo më shumë  ARRSH falsifikoi dokumentat e tenderit 50 mln euro të mirëmbajtjes për të fshehur krimin, çështja shkon në SPAK
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *