Peskov me orë 6 milionë dollarëshe në dorë, zëvendësministri rus tenton t’ia mbulojë me mëngë
Zëdhënësi i Kremlinit është fotografuar së fundmi duke mbajtur në dorë një orë që besohet të kushtojë 6 milionë dollarë.
Fotot e Dimitry Peskov-it janë publikuar në mediat sociale nga Maria Pevchikh, një gazetare investigative ruse.
Si duket aleati i Vladimir Putinit ka qenë i pranishëm në një ceremoni, po ngrinte një dolli dhe në atë moment doli në pah edhe ora e tij aspak modeste.
Më pas ka qenë zëvendësministri rus i Mbrojtjes e cila ka tentuar që t’ia mbuloje orën me mëngë.
Ja një histori tjetër që më çmend. Peskov, me mikrofon në dorë ngre një dolli. Fotografohet dhe një orë që kushton 6 milionë dollarë i duket në dorë. Zëvendësministri i Mbrojtjes e pikas dhe me kujdes ia mbulon kyçin me mëngë.
Maria Pevchikh, gazetare investigative ruse
Вот еще история, которая приводит меня в бешенство. Песков с микрофоном произносит тост, его фотографируют. На руке отчетливо виднеются часы за 6 млн. Зам министра обороны замечает это и заботливо прикрывает ему запястье манжетом. pic.twitter.com/DMVAqQ3i3w
— Maria Pevchikh (@pevchikh) December 20, 2022
Rruga Press