Lajme

VIDEO/ Sulmohet një grup gazetarësh në veri të Kosovës

Një grup gazetarësh nga Kosova janë sulmuar në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e veriut. Gazetari i tëvë1, Gojart Jashari tha se ndaj tyre u hodh një mjet shpërthyes.

Sipas tij, shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm. Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar. Në momentin e shpërthimit kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

“Shpërthimi ishte i fortë. Nuk kemi arritur të shohim ata që e hodhën. Në momentin e shpërthimit ishte afër edhe policia. Nga ajo çka mund të shihnin ata ishin diku 5-6 persona të organizuar të cilët e hodhën mjetin shpërthyes”, – tha gazetari.

Për ngjarjen ngaj këtij grupi gazetarësh ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, shpreh shqetësimin e thellë ndaj situatës së krijuar në veri të vendit, dhe u bënë thirrje të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar përgjatë raportimeve të tyre nga kjo pjesë. Njëherësh, AGK-ja, sërish kërkon nga organet kompetente të ndërmarrin masat e duhura që të sigurojnë gazetarët të kryejnë punë e tyre pa u rrezikuar e penguar”, – thuhet në reagim.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *