Shpërthen tubacioni që transporton gaz nga Rusia në Evropë
Një shpërthim raportohet se ka ndodhur në tubacionin e gazit Urengoy-Pomary-Uzhhorod në perëndim të qytetit rus të Kazanit të martën. Tubacioni transporton gaz nga Rusia në Evropë përmes Ukrainës, shkruan Rueters.
Shkaku i shpërthimit është ende i paqartë. Tre persona raportohet se kanë humbur jetën nga shpërthimi.
Zyrtarët lokalë thanë përmes aplikacionit të lajmeve Telegram se rrjedha e gazit përmes seksionit të tubacionit Urengoy-Pomary-Uzhhorod u ndërpre në orën 13:50.
Tubacioni i gazit natyror është një nga tubacionet kryesore të eksportit të gazit natyror të Rusisë, pjesërisht në pronësi dhe operim të Ukrainës. Dërgon gazin nga Arktiku rus përmes Ukrainës në Evropë. I ndërtuar në vitet 1980, tubacioni është aktualisht rruga kryesore për gazin rus në Evropë.
Rruga Press