Lajme

Kusari-Lila: Vuçiqi kërkon të zhvendosë vëmendjen nga plani franko-gjerman

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila thotë se bllokimi i rrugëve në veri është lojë e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq për të zhvendosur vëmendjen nga zbatimi i planit franko-gjerman për dialogun.

Ajo deklaroi se me tensionet në katër komunat veriore, Serbia haptazi po shpërfaq ambiciet territoriale ndaj Kosovës, madje edhe përmes një konflikti tjetër të mundshëm.

“Lojë e Vuçiqit për të zhvendosur vëmendjen nga domosdoshmëria e zbatimit të planit evropian, apo franko-gjerman, për një marrëveshje finale. Mungesa e guximit të ballafaqohet me atë që është pashmangshëm që do të vijën, qoftë për të apo kushdo tjetër që është në krye të Serbisë, njohja e Kosovës dhe nënshkrimi i një marrëveshjeje finale për normalizim të raporteve ndërmjet dy vendeve.

Lexo më shumë  Rama nuk di ku të çojë paratë/ Sufiçiti i buxhetit arrin në mbi 720 milionë euro

Ai ka gjetur mundësinë që të tërheqë auditin e fundit që e ka në Kosovës përmes manipulimit, gjegjësisht prezencës përmes bandave në katër komunat veriore. Është shumë e rëndësishme që situata të zgjidhet në mënyrë paqësore, por pa amnisti për ata që shkaktuan këtë situatë”, u shpreh Kusari-Lila për Kosova Press.

Serbët lokalë në veri të Kosovës ngritën barrikada më 10 dhjetor, në shenjë kundërshtimi lidhur me arrestimin e Dejan Pantiqit, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Lexo më shumë  Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimet nxitëse në gjuhën serbe, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi

Autoritetet në Kosovë thanë se ai kishte organizuar “sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri, më 6 dhjetor.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *