Bota

Arrihet marrëveshja mes katër vendeve për të hequr dorë nga energjia ruse

Udhëheqësit e Hungarisë, Rumanisë, Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit kanë finalizuar një marrëveshje për një kabëll elektrik nënujor që mund të bëhet një burim i ri energjie për BE-në në mes të një krize të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Marrëveshja përfshin një kabllo që kalon në Detin e Zi që do të lidhë Azerbajxhanin me Hungarinë nëpërmjet Gjeorgjisë dhe Rumanisë.

Lexo më shumë  OKB: Mbi 30 milionë persona do të bien në varfëri edhe nëse lufta në Iran përfundon nesër

Dakordësia mes vendeve ka ardhur pasi Hungaria, e cila ka lobuar shumë kundër sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë për luftën e saj në Ukrainë, po kërkon burime shtesë për lëndët djegëse fosile për të reduktuar varësinë e saj të madhe nga nafta dhe gazi rus.

Azerbajxhani planifikon të eksportojë energji elektrike përmes Gjeorgjisë, një kabllo nën Detin e Zi dhe më pas në Rumani dhe Hungari.

Zyra e presidentit rumun Klaus Iohannis tha në një deklaratë të premten se marrëveshja midis katër vendeve do të sigurojë “kornizën financiare dhe teknike” për projektin e kabllove elektrike nënujore, ndërsa rojekti do të synojë të diversifikojë furnizimet me energji dhe të rrisë sigurinë rajonale të energjisë.

Lexo më shumë  Norvegjia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *