Lajme

Kurti në Pragë, nis takimin me ministrin çek Bek

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur takimin në Pragë me ministrin çek për Çështje Evropiane, Mikulas Bek.

Delegacioni i Kosovës në Pragë do ta dorëzojë aplikimin e Kosovës për statusin e shtetit kandidat në BE.

Kurti ka pasur takim edhe me ministrin e Jashtëm çek, Jan Lipavsky.

Të mërkurën presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, kryeministri Kurti dhe kryekuvendari Glauk Konjufca nënshkruan dokumentet për aplikimin për statusin e kandidatit.

Lexo më shumë  Koçeku thirrje deputetëve socialistë t'i rrëzojnë Ramës reformën territoriale

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se aplikimin Kosova do ta dorëzojë zyrtarisht në ora 13:00, e pas dorëzimit do të mbahet konferencë për media.

“Në ora 13:00, kryeministri Kurti, në emër të Republikës së Kosovës, i dorëzon Presidencës çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE. Ceremonia e dorëzimit do të shoqërohet me një konferencë të përbashkët të kryeministrit Kurti dhe ministrit për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikuláš Bek”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Lexo më shumë  Ushtarët e FSK-së renditen në vendin e dytë në garën “Ushtari më i mirë” në ShBA

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *