Shëndetësi

Rriten shpresat për të sëmurët me kancer, mjeku flet për zbulimin e “Moderna” dhe “Merck”

Mjeku, Arban Domi nga SHBA, ka folur për vaksinën kundër kancerit të bazuar në teknologjinë mRNA. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai tha se për herë të parë, Moderna dhe Merck po përgatiten të kalojnë në provat e Fazës 3. Kjo vjen pas një studimi të mëparshëm, i cili rrit shanset e pacientëve për t’i mbijetuar një lloji të kancerit agresiv të lëkurës.

Sipas Domit, kjo vaksinë është përdorur dhe është aprovuar me një numër të gjerë kanceresh, përfshirë dhe melanomën.

“Është një studim i dal kohët e fundit, vitet e fundit faktikisht. Studimi i plotë nuk është publikuar akoma, por është në deklaratë shtypi e Merckut dhe Modernës për një terapi të re kundër melanomës. Janë një kombinim i dy elementeve, njëri është i Mërkut dhe një ARN të Modernës. Për kancerin ka gjithmonë e më shumë studime dhe testime klinike dhe po avancon për tipe të ndryshme të kancerit, por në çdo rast do duhet të jemi të rezervuar, është akoma në fazën e dytë. Pritet faza e tretë për të parë rezultate përfundimtare. Njëri nga elementet që është pjesë e këtij kombinime, është përdorur dhe është aprovuar me një numër të gjerë kanceresh, përfshirë dhe melanomën”, tha ai.

Më tej, i pyetur se ku është parimi i kësaj vaksine të re terapike, mjeku u shpreh:

“Elementi i prodhuar nga Mërku është një antitrup monoklonal, i cili nuk bën gjë tjetër vetëm njeh dhe bllokon ndërveprimin e dy-tre proteinave, të cilat vendosen në sipërfaqe të qelizave kancerogjene për të bërë të mundur mosnjohjen e këtyre qelizave nga sistemi imunitar”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *