Bota

Bashkimi Europian i jep statusin e vendit kandidat Bosnjës

Vendet e BE ranë dakord sot t’i japin Bosnjës “statusin e kandidatit” për t’u bashkuar me bllokun, duke hapur një rrugë të gjatë drejt anëtarësimit për vendin ballkanik.

Takimi i ministrave të çështjeve evropiane në Bruksel i dha dritën jeshile vendimit, pasi krahu ekzekutiv i bllokut në tetor rekomandoi që ata të nisnin procesin e anëtarësimit.

Hapi pritet të nënshkruhet zyrtarisht nga krerët e BE-së në një samit në Bruksel të enjten.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Projekt-dokumenti që Këshilli Evropian do të diskutojë gjithashtu i bën thirrje Bosnjës të “forcojë sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, menaxhimin e migracionit dhe të drejtat themelore”.

“Në kontekstin aktual gjeopolitik, Këshilli nënvizon urgjencën që vendi të ecë përpara në rrugën e tij drejt BE-së, veçanërisht nëpërmjet përmbushjes së të 14 prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave të pranimit në BE të identifikuara në Opinionin e Komisionit për aplikimin e Bosnjës dhe Hercegovinës për anëtarësimi në BE, siç është miratuar nga Këshilli në vitin 2019.

Këshilli gjithashtu u bën thirrje të gjithë liderëve politikë në Bosnje dhe Hercegovinë që të zbatojnë me shpejtësi angazhimet e përcaktuara në marrëveshjen e arritur më 12 qershor 2022 dhe të finalizojnë urgjentisht reformën kushtetuese dhe zgjedhore në përputhje me prioritetet kryesore ”, thuhet në të.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *