Bota

Parlamenti holandez kërkon rikthimin e vizave për Serbinë

Holanda bëhet vendi i parë i Bashkimit Europian që dënon Serbinë për sjelljet e saj të fundit. Parlamenti i këtij shteti miratoi një rezolutë që i bën thirrje qeverisë së saj të avokojë në Bruksel për pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza për shtetasit serbë, të paktën deri në mars të vitit 2023.

 Propozimi u dorëzua pasi “Serbia nuk është në harmoni me politikën e vizave dhe ato të jashtme të BE-së”. Si rrallëherë, rezoluta, që u propozua nga deputetë të mazhorancës, mori mbështetjen e ligjvënësve të koalicionit qeverisës dhe të opozitës.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

 “Dhoma e Përfaqësuesve mbështet propozimin tonë për një qasje më të rreptë ndaj Serbisë nëse presidenti Vuçiç nuk mbështet sanksionet kundër Rusisë. Ndërprerja e procesit të pranimit të Serbisë në BE mund të jetë një opsion. Ne nuk do të hezitojmë ta përdorim atë”, theksoi deputeti Joeren van Wijngarden nga Partia Popullore për Liri dhe Demokraci transmeton KosovaNews

Propozimi vjen ndërkohë që situata në veri të Kosovës vijon të mbetet e tensionuar. Rrugët kryesore mbeten të bllokuara, në ditën e tretë të protestave të organizuara nga serbët etnikë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *