Lajme

FOTO/ Si u përmbyt nënkalimi 13.7 milionë euro tek TEG-u i reklamuar nga Belinda Balluku

Nënkalimi i TEG-ut që u kushtoi shqiptarëve 13,7 milionë euro, ditën e djeshme u mbulua nga uji duke u kthyer si një ‘pishinë ku lahen makinat’.

Kryeministri Rama dhe ministrja Belind Balluku e cilësuan si një “frymëmarrje të re të trafikut”, por harruan se pas verës vjen edhe dimri që sjell shira të rrëmbyeshëm.

Dje ishte rasti tipik se si një investim shumë i shtrenjtë, u kthye në kaos për shoferët që do lëviznin për në jug-lindje dhe për ata që do vinin në Tiranë.

Fotoja e mëposhtme e nënkalimit të TEG-u tregon shumë qartë edhe një makinë të ngecur në ujë ku shoferi hipën  në barrierat ndarëse të rrugës.

Foto nga nën-kalimi i TEG

Vepra miliona euro nga xhepat e shqiptarëve, duket se i bëri nder vetëm kryeministrit Rama, i cili shkon në banesën e tij në Surrel dhe nuk dëshiron të përballet me trafik dhe qëndrës tregtare të oligarkut Samir Mane.

Kush e ndërtoi këtë vepër infrastrukturore që ‘fut ujë’:

Fituesi i tenderit “Ndërtim Rruga mbikalimi Teg dhe rrugët lidhëse të tij” nga Autoritetit Rrugor Shqiptar u shpall kompania Alb-Building ku burimi i Financimit ishte buxheti i Shtetit.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama
Fituesi i tenderit

Kjo firmë është në pronësi të shtetasve Odhise Bresha dhe Pëllumb Beta. Tenderi ishte i dyshimtë gjithashtu edhe për një fakt tjetër pasi vlera fituese është thuajse identike me fondin limit, ose sa 94.78% e tij. Kjo përbën një dyshim të fortë se tenderi është i manipuluar dhe fituesi i paracaktuar.

Projekti

Pjesa tek rrethrotullimi i TEG-ut ende pa hyrë në autostradën Tiranë-Elbasan është bërë në jo pak raste shkak për aksidente të rënda.

Ndërhyrjet e bëra herë pas here kanë synuar plotësimin me sinjalistikë dhe bërjen më evidente të kujdesit që duhet të tregohet nga shoferët por Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosi  se zgjidhja do të ishte një nënkalim.

Ky institucion hapi procedurën për ndërtimin dhe për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij projekti duke vënë në dispozicionsi fillim shumën 12 milionë euro, por që arriti deri në 13.7 milionë euro për Alb-Building.

Projekti i publikuar nga Autoriteti Rrugor

Referuar dokumenteve, detajohet se në aksin Tiranë-Elbasan do të ndërtohej një nënkalim nën rotondon me katër korsi (dy për secilin anë të lëvizjes). Korsitë e lëvizjes do të ishin me gjerësi 3.75 metra dhe do të ishte i disponueshëm për të gjithë llojet e mjeteve.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Paralajmërimi i ekspertit të sigurisë rrugore:

Arben Luzi, ekspert i sigurisë rrugore e cilësonte të gabuar projektin e Autoritetit Rrugor Shqiptar që e ktheu rreth-rrotullimin e TEG-ut në nënkalim.

Ai thoshte asokohe se projekti me vlerë 13.7 milionë euro nuk do t’i japë zgjidhje problemit të qarkullimit të automjeteve. Luzipohonte  se në këtë rast do të përsëritet situata që ndodh tek rreth rrotullimi te “Pallati me Shigjeta” dhe pranë Kopshtit Zoologjik, ku në çdo ditë bëhet trafik i madh.

Më duket jo shumë efikas. Do një studim, një masterplan pasi do të bëhet një lidhje e shumë rrugëve. Ne kemi nënkalimin te ‘Pallati me Shigjeta’ dhe aty është një tmerr. Nëse nuk janë 5 policë në turn atje bllokohet. Jam skeptik, mbetem për një projekt më të madh”, thoshte Luzi.

Por kush janë fajtorët e kësaj katastrofe që ndodhi dje në nënkalimin e TEG?

A duhet të mbajë dikush përgjegjësi për atë që po ndodh me rrugët që po paguhen me lekët e taksapagueve shqiptarë?

A duhet që institucionet mbikëqyrëse të rrugëve të regojnë dhe të hetojnë për këtë? /voxnews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *