Lajme

Gjuajtje me shok-bomba te bllokadat në Rudar

Gjuajtje me shok-bomba janë regjistruar para pak minutash në Rudar, afër Zveçanit, aty ku janë vendosur bllokadat nga serbët e veriut. Kështu ka raportuar nga vendngjarja gazetarja e KOHËS, Vlerë Mehmeti.

Policia e Kosovës ka njoftuar të shtunën se i ka mbyllur përkohësisht rrugët që çojnë drejt pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, pasi serbët lokalë bllokuan disa rrugë, pas arrestimit të ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq, si të dyshuar për organizim sulmesh ndaj zyrtarëve të KQZ-së e Policisë së Kosovës.

Lexo më shumë  ASK: Bruto Produkti Vendor në Kosovë në tremujorin e tretë ka shënuar rritje krahasuar me një vit më parë

Një polic u plagos të enjten nga një sulm me armë të gjata në Zveçan, në ditën kur u njoftua se Policia ka shtuar praninë në veri.

Pas ngritjes së tensioneve në veri, në prag të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar sot se zgjedhjet janë shtyrë për në prill.

Muajin e shkuar serbët vendosën t’i bojkotojnë institucionet e Kosovës pasi Qeveria vendosi t’i ndëshkojë pronarët e veturave me targa ilegale, të lëshuara nga Serbia. Në mesin e të dorëhequrve pati qindra policë. /koha/

Lexo më shumë  Kurti: Bruto produkti vendor vitin e ardhshëm do të jetë 12 miliardë euro

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *