SHBA-të të shqetësuara për bashkëpunimin ushtarak Rusi-Iran
Shtëpia e Bardhë ka shprehur shqetësimin e thellë të SHBA-ve për thellimin e “bashkëpunimit ushtarak në shkallë të gjerë” midis Teheranit dhe Moskës , e cila ka mohuar se ka nevojë për mbështetje ushtarake të tretë në frontin e luftës ndaj Ukrainës .
Ndërsa Teherani tashmë furnizon ushtrinë ruse me UAV (mjete ajrore pa pilot) të përdorura në Ukrainë, Rusia i ka “ofruar Iranit një nivel të jashtëzakonshëm mbështetjeje ushtarake dhe teknike kthen marrëdhëniet e tyre në një bashkëpunim të plotë të mbrojtjes”, tha John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA.
Ky zhvillim është “ogurzi” për Ukrainën, vendet fqinje të Iranit dhe “komunitetin ndërkombëtar”, shtoi ai.
Duke cituar inteligjencën amerikane, Kerby tha se Moska dhe Teherani planifikojnë të fillojnë prodhimin e përbashkët të UAV-ve “vrasëse” në Rusi, por pa dhënë asnjë detaj.
Ai shtoi se Irani po konsideron t’i shesë Rusisë “qindra” raketa balistike.
Nga ana e saj, Moska është e gatshme t’i sigurojë Iranit pajisje “të avancuara”, helikopterë, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe avionë luftarakë, tha zyrtari amerikan.
Duke cituar raportet se pilotët iranianë kanë filluar stërvitjen për avionët luftarakë Su-35 në Rusi, John Kirby tha se “Irani mund të marrë avionë luftarakë vitin e ardhshëm”, gjë që do të “rriste ndjeshëm” aftësitë e forcave ajrore iraniane.
Ne i kërkojmë Iranit të ndryshojë diskurs”, tha ai, duke paralajmëruar Teheranin si për shitjen e mundshme të raketave balistike, ashtu edhe për mundësinë e prodhimit të përbashkët të UAV-ve me Rusinë.
“Ne do të përdorim çdo mjet që kemi në dispozicion për të ekspozuar dhe penguar këto aktivitete dhe jemi të gatshëm të bëjmë më shumë”, shtoi ai.
Rruga Press