Kroacia eleminon Brazilin, kthehet nga humbja dhe fiton me penallti për të kaluar në gjysmëfinale
Kroacia ka kaluar në gjysmëfinale të Katar 2022 pasi mposhti Brazilin me penallti, pasi koha e rregullt u mbyll 0-0, ndërsa vazhdimet 1-1.
Brazilianët që shiheshin si favorit para kësaj ndeshje kishin iniciativën, por që kroatët u treguan të fortë dhe arritën të neutralizonin sulmet e tyre.
Ivan Perisic kishte rastin e parë në ndeshje në minutën e 13-të, por nuk qëlloi cakun.
Në minutën e 20-të tentoi Brazili me Vinicius Junior, por goditja e tij u bllokua nga mbrojtja.
Brazili kishte për një për qind më shumë posedimin e topit, ndërsa edhe goditjet në kuadrat i kishte tri, përkundër asnjë të Kroacisë.
Selecao e nisi më mirë ndeshjen, duke rrezikuar që në start me Eder Militaon në minutën e 47-të, por Dominik Livakovic ishte në vend.
Në minutën e 55-të, Neymar gjuajti nga afër, por Livakovic ishte në vend,
Sërish rast i mirë në minutën e 66-të, kur Lucas Paqueta del i vetëm me Livakovic, por ky i fundi bën një pritje të bukur.
Neymar sërish rrezikoi në minutën e 76-të, ndërsa pas tij edhe Paqueta në minutën e 80-të, por sërish rrjeta nuk e gjet.
Ndeshja shkoi në vazhdime, dy herë nga 15 minuta, pasi skuadrat nuk gjetën rrjetën në 90 minuta.
Ndeshja shkoi në vazhdime dhe Neymar doli në pah me aftësitë e tij në minutën e 105-të.
Festë e madhe e brazilianëve për golin që erdhi pasi disa rasteve të mira, sidomos në kohën e rregullt.
Kroatët duke e ditur që nuk kanë çfarë të humbnin bën disa zëvendësime, duke forcuar sulmin.
Fituesi u përcaktua me penallti, ku më të saktë ishin kroatët që fituan në fund me rezultat .
Rruga Press