Lajme

Mbretëria e Bashkuar sanksionon Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radojçiqin

Mbretëria e Bashkuara ka sanksionuar 30 figura të korruptuara politike, shkelës të të drejtave të njeriut dhe autorë të dhunës seksuale në konflikte, nëpër botë. Në mesin e të sanksionuarave janë edhe Milan Radojçiq dhe Zvonko Veselinoviq.

Zyra e Sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar listën e 30 figurave të sanksionuara, që lidhen me krimin dhe korrupsionin nëpër botë.

Lexo më shumë  Kurti: Kompanitë para pak vitesh nuk e dinin ku është Kosova në hartë, sot ajo është konfirmuar si një prej historive më të mira të suksesit në rajon

Në listë janë edhe biznesmeni Zvonko Veselinoviq, serb nga Kosova dhe Milan Radojçiq, që së fundmi mban postin e nënkryetarit të Listës Serbe.

“Milan Radojçiq, një biznesmen i industrisë së ndërtimit dhe nënkryetar i Listës Serbe. Radojciq ka përfituar nga keqpërdorimi i kontratave shtetërore dhe ka përdorur ndikimin e tij për t’u dhënë kompanive të tij të ndërtimit kontrata fitimprurëse”, thuhet në njoftim.

Edhe Veselinoviq përshkruhet si biznesmen i industrisë së ndërtimit në Kosovës, që ka keqpërdorur paranë publike.

Dy serbët, për të cilët janë njohur si “nëntoka” e veriut dhe janë akuzuar për orekstrim të bandave në veri të Kosovës, janë të sanksionuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *