Lajme

Qeveria e Serbisë rrit paralajmërimet ndaj Kosovës, Petkoviç kërcënon ushtarakisht

Serbia ka vazhduar me avazin e vjetër të kërcënimeve e shantazheve ndaj Kosovës dhe sigurisë në rajon.

Deri tash kërcënimet kanë qenë kryesisht me deklarata politike e duke lobuar kundër ç’njohjeve të Kosovës, por që nga dje shteti i Serbisë ka kërcënuar edhe ushtarakisht.

Petar Petkoviq, shef i zyrës  për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, mes tjerash dje ka deklaruar se shteti i tij do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë në Kosovë.

Lexo më shumë  “Zëri i UÇK-së” Rexhep Selimi edhe këtë përvjetor në sallën e gjyqit, së shpejti sjell ekspozitë nga Haga

Ai madje ka deklaruar se veprimi do të merret në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së, duke përmendur nenin 4 dhe nenin 6 të aneksit 2.

Ky përfaqësues i qeverisë së Serbisë i ka bërë komentet në kohën kur në pjesën veriore të vendit janë shtuar sulmet e grupeve kriminale ndaj institucioneve të Kosovës, si KQZ, Policia e Kosovës etj.

Ai ka thënë se veriu po “pushtohet” nga policia e Kosovës dhe se Serbia po e shqyrton mundësinë, siç ka thënë ai, kthimit të 1.000 pjesëtarëve të saj të sigurisë në Kosovë.

Lexo më shumë  Në shënimin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Kurti: Sot e kemi shumë të lehtë të jemi bashkë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *