Opinion/Aktualitet

Protesta/ Nga gjuha e dhunës te dhuna me grushta (video)

Inceidenti në protëstën e 6 dhjetorit ndodhi, por në kahun e kundërt të asaj që ishte parashikuar. Një qytetar që disa media nxituan ta etiketojnë gabimisht si me origjinë nga Tropoja, shkoi të godasë me grusht, në mes të turmës, liderin e opozitës Berisha, i cili po marshonte paqësisht në bulevard. Goditja e 31 vjeçarit, Gerti Shehu, e rrëzoi përtokë drejtuesin e PD-së dhe ai do të shembej mbi asfalt nëse turma tas tij nuk do e kishte ngritur në krahë.

Natyrisht, për këtë akt të rëndë është shumë shpejt të besosh aludimin që bëri kandidati i PD-së të Tiranës, Belind Këlliçi duke lënë të kuptohet se pas tij mund të fshihej Edi Rama, apo fajsimin direkt që i bëri kryeministrit lideri i opozitës.

Shehu mund të jetë një tifoz i sëmurë politik nga ata të shumtët që nuk e durojnë dot Berishën. Ai mund të jetë një i sëmurë mendor, imun nga ligji, apo gjithçka tjetër. Këtë do ta tregojnë me sa mundet hetimet e një policie të kapur dhe politike.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Por ama një përgjakja e një politikani që po marshonte paqësisht, nuk mund të mos shihet e vendosur në fokusin e gjuhës së urrejtjes, sharrjeve mallkimeve thirrjeve për luftën e tretë botërore që ka buçitur propoganda e qeveris prej tre javësh.

Që kur opozita shpalli se do të bënte miting në  6 dhjetor gjuha e pushtetit mori tone makabre.

Ministra, deputetë, lakej të tyre në media filluan të flasin për një konspiracion me para ruse, për një dorë të Moskës për të sabotuar samitin, për një axhendë për të sterrosur imazhin e vendit, për një tentativë për ta larguar Shqipërinë nga boshti perendimor.

Pra pyetja që shtrohet është: a mund të bëhet një lidhje mes kësaj gjuhe dhune, mes helmimit të opinionit me përralla përçarëse, mes frymëzimit të dasive armiqësore dhe aktit të sotëm? Çdo psikolog që të pyetet do të pohonte se një klime e tillë stimulon tipa si ai 31 vjeçari, që simbolizoi në një grusht gjithë mbarsjen e helmit të dirigjuar nga kupola në pushtet. Edhe i sëmurë mendor edhe tifoz fanatik i politikës po të jetë ai është ndjerë si peshku në ujë në mjedisin që krijuan Rama, herarkët e PS-së, ministrat dhe mercenarët e tyre në shtyp.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Aq e fortë u bë kjo klimë sa një moderatore bibë, që po komentonte live në një TV informativ grushtet mbi Berishën,  filloi ti kërkonte llogari të goditurit se pse po ndodhnin këto incidente, pasi ai kishte garantuar që në protestan e opozitës nuk do të kishte të tilla. Kjo është pra klima që i zhvesh budallenjtë dhe të marrët nga çdo lloj frenimi. E para që u distancua nga kjo gjuhe dhune qe ka ndihmuar vete qe të marri krah, duke i ndare shqiptaret në barëngrënës dhe jo të tillë, ishte ambasada e SHBA: “U skandalizuam nga sulmi fizik sot ndaj një anëtari të parlamentit dhe presim që autoritetet ta hetojnë plotësisht incidentin. Askush nuk duhet sulmuar sepse ushtron lirinë e fjalës në përputhje me ligjin”, u shpreh një zëdhënës i ambasadës së SHBA./Lapsi.al

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *