Lajme

“Berisha kishte gjak në fytyrë”, Reuters raporton incidentin

Reuters ka pasqyruar sot protestën e opozitës dhe incidentin e rëndë që ndodhi me sulmin ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha.

Reuters shkruan se udhëheqësi i opozitës shqiptare, Sali Berisha u godit me grusht në fytyrë nga një kalimtar i rastësishëm mashkull, teksa drejtonte turmën e mbështetësve të partisë së tij në qendër të Tiranës për protestën antiqeveritare që po zhvillohet disa metra larg vendit të një samiti të BE-së.

Mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën në qytet të martën, teksa Shqipëria pret samitin e parë BE-Ballkan, ku marrin pjesë krerët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Lexo më shumë  Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

Teksa Berisha, i cili drejton Partinë Demokratike të qendrës së djathtë, ecte përpara mbështetësve të tij duke valëvitur flamujt shqiptarë dhe të BE-së, një burrë iu afrua dhe e goditi me grusht në fytyrë.

Berisha kishte gjak në fytyrë, por më vonë duhej të fliste në tubim. Sulmuesi është rrahur nga mbështetësit e Berishës dhe është arrestuar nga policia.

Lexo më shumë  EuroNatur: Në Zvërnec qeveria s'ka respektuar procedurat

Berisha, një ish-president dhe kryeministër, e ka të ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara për korrupsion të dyshuar. Ai i mohon akuzat.

Edhe Ansa.it i ka dhënë hapësirë incidentit. Media italiane shkruan se ngjarja e rëndë ndodhi ditën kur po mbahej samiti i BE-së, ndërsa thekson se agresori u ndalua menjëherë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *